Ekzekutimi i shqiptarëve në Greqi, viktima i shtrirë në tokë dhe gjysmë i zhveshur, mediat greke: Autori dyshohet se ishte vrasës profesionist

9

Mediat greke shkruajnë se shkak i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme dyshohet se ishte larja e hwsapeve. Gjithashtu dyshohet se shqiptarët e vrarë janë të moshës 41 dhe 44 vjeç, kanë të shkuar të errët kriminale.

41-vjeçari ka qenë i skeduar për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe grabitje, ndërsa viktima tjetër ka qenë i skeduar për trafik droge.

Mediat greke thonë se autori i krimit mendohet të jetë një vrasës profesionist. Në videot e bëra publike, shihet një person, i cili afrohet pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarët dhe i qëllon.

Njëri prej tyre ndërroi jetë në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital.

Autori ishte i veshur me të zeza dhe mbante në kokë një kapuç, ndërsa fytyrën e kishte të mbuluar me një maskë kirurgjikale.

 

Ekzekutimi i shqiptarëve në Greqi, viktima i shtrirë në tokë dhe gjysmë i zhveshur, mediat greke: Autori dyshohet se ishte vrasës profesionist

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook