Transferimi i Konrad Laimerit për të Bajerni i Mynihut e ka acaruar jashtë mase, por Olivier Mintclaf nuk është nga ata që kursehet e nuk e ka bërë këtë as në intervistën e fundit për mediat gjermane.
Bavarezët kanë shfrytëzuar klauzolën dhe i kanë marrë Lajpcigut një tjetër xhevahir, ndaj edhe nervozizmi i drejtorit të përgjithshëm është deri diku i kuptueshëm.
“Uroj që më kalimin e kohës te Bajerni të fillojnë të kenë planet e tyre dhe të mendojnë për veprimtarinë në merkato. Kështu nuk vazhdohet më.
Ata nuk pyesin për kontrata e vijnë marrin lojtarët tanë”, deklaroi Mintclas që një vit më parë pa bavarezët t’i rrëmbenin Upamekanon dhe Sabitcerin, teksa sivjet ishte radha e Laimerit.
Arena e Lajmit
Loading…