Egnatia ka triumfuar në miqësoren e sotme të zhvilluar ndaj skuadrës së Ohrid që militon në ligën e dytë maqedonase me rezultatin 0-3.
Sulmuesi Ilir Camaj ishte protagonisti i këtij suksesi me dy gola të shënuar të cilat ishin deçizive në vulosjen e rezultatin final të sfidës, me golin e tretë që u shënua nga Pesciallo .
Ky test miqësor shërbeu si një mundësi e mirë për Egnatian në testimin e grupit në prag të sezonit të ri, me skuadrën që e nisi sfidën me këtë formacion: Sherri, Fangaj, Kacbufi, Atanda, Musta, Zejnullai, Hyseni, Pesciallo, Lila, Delarxh, Camaj.
REZULTATI FINAL:
Fk Ohrid-Egnatia 0-3
Golat: Camaj 10’, 55’, Pesciallo 30’
-Arena e Lajmit
Loading…