Elon Musk poston për përdoruesit sondazhin në Twitter: Do të tërhiqem nga posti i drejtorit ekzekutiv nëse e dëshironi këtë

Shefi i ri i Twitter, Elon Musk mund të largohet nga posti pas më pak se dy muajsh në punë, nëse rezultatet e një sondazhi në Twitter shkojnë kundër tij.

musk

Elon Musk pyeti përdoruesit e medias sociale mbrëmjen e së dielës, duke u kërkuar të votojnë nëse mendojnë se ai duhet të largohet si CEO i Twitter.

Musk tha se do t’i bindet rezultateve të sondazhit.

Deri tani 57.5% e votuesve votuan që ai duhet të larohet, ndërsa 42.5% kërkuan që të qëndronte në krye të Twitter.

elon musk

Në disa postime në Twitter, Musk sugjeroi se ishte serioz në lidhje me largimin dhe bëri një kërcënim të paqartë për të ardhmen e Twitter -it nëse ai votohej.

“Kini kujdes se çfarë dëshironi, pasi mund ta arrini atë”, shkroi Musk në Twitter.

Që kur bleu rrjetin social për 44 miliardë dollarë dhe mori postin e CEO në fund të tetorit, Musk është përballur me shumë polemika.

Elon Musk poston për përdoruesit sondazhin në Twitter: Do të tërhiqem nga posti i drejtorit ekzekutiv nëse e dëshironi këtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook