Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka folur në konferencën për shtyp përpara sfidës së nesërme që Interi i tij do të luaj në “San Siro” kundër Empolit.
Tekniku zikaltër ka folur lidhur me rëndësinë e sfidës, si dhe ka theksuar se Interi duhet të mendojë fillimisht për veten e më pas për rezultatet që do të regjistrojë Milani.
“Fitorja ndaj Udinezes kishte rëndësi të madhe për pikët por mbi të gjitha për moralin e skuadrës.
Për këto sfida të fundit motivimi gjendet gjithmonë, duhet të japim 120% në fushë.
Fakti që luajmë para Milanit nuk ndryshon asgjë.
Ne duhet të mendojmë fillimisht për veten më pas për rezultatet e tyre.”, u shpreh Inzagi
Arena e Lajmit