Personat që shihni në foto janë dy shqiptarët që mbetën të vrarë mbrëmë në një lokal në Athinë. Bëhet fjalë për Armand Ogranajan dhe Kreshnik Çerçizaj. 44-vjeçari Ogranajan nga Berati, mësohet se mori dy plumba në gjoks dhe si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën, ndërsa të njëjtin fat pati dhe shoku u tij, 41-vjeçar nga Vlora, ndërkohë që të dy viktimat janë me precedente penale.
Mediat greke raportojnë se autori, i cili ishte i pajisur me një maskë me qëllim fshehjen e identitetit, ka shkuar drejt tavolinës së viktimave dhe ka qëlluar të paktën 5 herë drejt tyre.
Si pasojë e ngjarjes ka mbetur e plagosur edhe një grua e cila ishte në një tjetër tavolinë. Mediat greke raportojnë se dyshimet e para janë ato të larjes së hesapeve, ndërkohë që në vendngjarje janë sekuestruar 3 gëzhoja 9 mm.
Arena e Lajmit