Vrasja e dy shqiptarëve në një lokal në Greqi ka tronditur opinionin publik. Banorët e Smirnës së re kanë treguar se janë shokuar nga ekzekutimi i ndodhur në zonë ku mbetën të vrarë Kreshnik Çerçizaj i cili mori dy plumba në kokë dhe Armando Ogranja që mori një plumb në gjoks dhe një në bark.
Media greke protothma.gr shkruan se një dëshmitar ka treguar se një nga shqiptarët e ekzekutuar njihen në zonë si “Niko”.“Viktima ishte i njohur në shesh, të gjithë e njihnim si “Niko”. Vajzën e plagosur e pashë të gjakosur derisa erdhi ambulanca për ta marrë» tregon një dëshmitar.
Duke përshkruar momentet e panikut për vrasjen e ndodhur të dielën mbrëma, ai tha: “njerëzit po bërtisnin kur autori qëlloi në kokë. Paniku mbizotëroi dhe të gjithë vrapuan të frikësuar. Sheshi ishte plot me njerëz sepse po shikonin një ndeshje futbolli”.
Një tjetër banor i zonës tregon: “Dëgjova 5-6 të shtëna, në fillim mendova se ishte diçka tjetër. U trondita, zbrita poshtë, pashë policët dhe të vdekurin. Në këtë shesh bëhet tregti. Kam protestuar shumë herë sepse sheshi ynë është kthyer në strofkë paligjshmërie ”.
Arena e Lajmit