E kërkoi Partizani, klubi në pronësinë e sheikut të Sitit në ndjekje të bomberit shqiptar që luan në Itali

Silvio Merkaj është emri më i lakuar në merkaton italiane sa i përket futbollistëve shqiptarë.

merkaj

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, tani sulmuesin 24-vjeçar e kërkon klubi i cili është në pronësinë e bosit të Mançester Sitit, sheikut Mansur, skuadra e sapo ngjitur në Serinë B, Palermo.

Skuadra siçiliane është në kërkim të një sulmuesi që garanton një shumë të konsiderueshme golash dhe sipas drejtuesve të Palermos ideali është vlonjati Merkaj.

Pas bomberit shqiptar ishte dhe Partizani, të cilët kishin dakordësinë e vetë futbollistit, por bisedimet u ndërprenë kur skuadra e Virtus Entelës, ekipi që zotëron kartonin e 23-vjeçarit kërkoi që për të të derdheshin në arkat e tyre 500 mijë euro.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Entellës në Serinë C, Silvio Merkaj është aktivizuar gjithsej në 34 ndeshje ku ka shënuar 14 gola.

– Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Në “shënjestrën” e të kuqve, Partizani synon bomberin shqiptar që aktivizohet në Itali (VIDEO)

EKSKLUZIVE/ I hapur për një kalim te Partizani, avancojnë bisedimet për bomberin shqiptar që luan në Itali (VIDEO)

EKSKLUZIVE/ I kërkuan 500 mijë euro në dorë Partizanit, sfumon pista e bomberit shqiptar që luan në Itali (VIDEO)


Loading…

Loading…

E kërkoi Partizani, klubi në pronësinë e sheikut të Sitit në ndjekje të bomberit shqiptar që luan në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook