Foto+Video/Aksident i rëndë në Elbasan/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 3 të plagosur (EMRAT)

Whatsapp Image 2022 12 20 At 11.03.41

Aksident i rëndë në Elbasan, ku për pasojë 1 person ka vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit.

Policia është njoftuar se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dhe bilancin e rëndë. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se mjeti tip ‘Benz’ me targa AA309 NU me drejtues mjeti shtetasi Besnik Samurri rreth 38 vjeç, i cili ka ndërruar jetë, ndërkohë që pasagjerët Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe autoambulanca.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Arena e Lajmit

Foto+Video/Aksident i rëndë në Elbasan/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 3 të plagosur (EMRAT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook