Debutoi me gol, Haland thumbon Guardiolën: Është pak i çmendur, por mua më pëlqen kështu

Erling Haland e ka hapur në mënyrën më të mirë të mundshme llogarinë e tij të golave te Mançester Siti duke shënuar në miqësore përballë Bajern Mynih. Goli i norvegjezit i dha fitoren skuadrës së tij dhe tregoi se sa mund të shërbejë për skemat e Guardiolës një 9 e mirëfilltë.

haland grilish

“NË vitet e kaluara kam ndjekur shumë ndeshje të Mançester Sitit dhe ne vitet e fundit kam vënë re që kanë qenë pa një numër 9 të vërtetë. Në situatën e sotme, e shihja veten në këtë pozicion ndaj nuk më çudit fakti që shënova”, tha Haland pas ndeshjes.

Një debutim që padyshim kënaq Guardiolën, për të cilin Haland nuk ka kursyer thumbimet në fjalët e tij. “Është pak i çmendur por mua më pëlqen kështu. Do të jetë argëtuese. Pas vetëm një jave nuk mund të them më shumë, por jam stërvitur mirë dhe jam gati për çdo gjë që do të vijë”, theksoi ai.

Arena e Lajmit


Loading…

Debutoi me gol, Haland thumbon Guardiolën: Është pak i çmendur, por mua më pëlqen kështu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook