A duhet të përjashtohet Rusia? Rama në KiE: Nuk i takon vendit tim të vogël të vendosë! Duhet kujdes të mos e hedhim Serbinë në krahët e Putinit

Edi Rama3243re

Kryeministri Edi Rama në përgjigje të pyetjeve të përfaqësuesve të shteteve europiane në KiE, u shpreh se duhet pasur kujdes të mos bëhet presion mbi Serbinë për sanksionet ndaj Rusisë, pasi kjo mund ti shtyjë serbët të duan më shumë Putinin.

Rama u përgjigj se sa i përket përjashtimit ose jo të Rusisë nga OKB, Rama tha se një nga të mirat  e të qenit lider i një vendi të vogël është se nuk duhet të marrë vendime për çështje kaq madhore. Ai tha se Shqipëria do të jetë dakord për vendimin e marrë.

“I  vetmi përjashtim është Shqipëri e Kosovë se atje Rusia nuk ka asnjë ndikim. Kjo është situata ne e dimë që ka mosdakordësi me Serbinë e natyrisht edhe pse them Vuçic është miku im, do ta them se fakti është që nuk duhet të ushtrojmë trysni mbi Serbinë për sanksionet. Duhet të tregohemi të kujdesshëm të mos e hedhim Serbinë në krahët e Putinit sepse në Serbi ka njerëz që e duan atë.

Miku im jam shumë i lumtur që kam sjellë emocione keni nevojë për të. jam kryeministër i Shqipërisë jam 1.98 metra por jam i qartë për vendin tim. e di se nuk mund ti themi botës çduhet të bejë e një gjë e mirë e  të qenit kryeministër e një vendi të vogël është se nuk merr vendime të rëndësishme por vetëm i ndjek. Jemi në rregull me gjithçka që bëjnë të mëdhenjtë për panoramën e madhe. S’na takon ne të themi a duhet përjashtuar Rusia. Nuk e sundojmë ne botën. Duam që rajoni ynë të begatohet e mosdakordësitë të mos jenë arsye për të çelur konflikte të reja. Cilësia e demokracisë ka të bëjë se sa në mënyrë të hirshme nuk bie dakord”, tha ai.

Rama foli edhe në lidhje me sulmet kibernetike ndaj vendit tonë.

“Sulmi kibernetik, ishte një sulm kibernetik i sponsorizuar nga Irani mbështetur jo në atë çka ne mendojmë por ekspertizë e hetim i agjencive më të mira nga Microsoft e agjenci të tjera amerikane. konkluzioni është mbështetur në fakte. Kurrë nuk do guxoja të vija këtu e të flisja me hamendësime apo fantazi. Ju fola nga podiumi bazuar në fakte dhe do dëshiroja ta ndreqnit që ky gabim tragjik i bërë në atë kohë në mirëbesim, nuk akuzova askënd në konspiracion”, tha ai.

Arena e Lajmit

A duhet të përjashtohet Rusia? Rama në KiE: Nuk i takon vendit tim të vogël të vendosë! Duhet kujdes të mos e hedhim Serbinë në krahët e Putinit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook