AF Elbasani arrin akordin me një tjetër lojtar në këtë merkato vere. I fundit që i bashkohet është Ardian Kaloshi.
Burime të besueshme të “Panorama Sport” pohojnë se pas bisedimeve, 27-vjeçari është bindur që të luajë për të paktën një sezon me verdheblutë.
Më herët ai ka qenë edhe pjesë e skuadrave të Dinamos, Burrelit, Sopotit, Kamzës dhe Tërbunit, duke pasur kështu një eksperiencë jo të vogël mbi supe. Kaloshi është i fundit që i bashkohet “armatës” elbasanase.
Përforcimet e bëra, të gërshetuara me lojtarët e sezonit të kaluar, e kthejnë AF Elbasanin në një nga skuadrat pretendente për këtë sezon. Me gjithë këto lëvizje të bëra, rivaliteti në skuadër është shtuar ndjeshëm dhe Gentian Stojku do të ketë luksin për të përzgjedhur më të mirët.
VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit
Loading…