Juventusi, 2 milionë euro larg zgjidhjes së një problemi për Alegrin

Klubi i Juventusit po përforcohet me emra shumë të njohur gjatë kësaj vere. Por ndërkohë, po përpiqet edhe të spastrojë ekipin nga lojtarë të cilët nuk janë pjesë e planeve në klub apo nuk kanë bindur sa herë kanë veshur fanellën bardhezi.

ramsei muso

Një prej tyre është padyshim edhe Aron Ramsej, i cili erdhi me bujë në Torino por nuk arriti të shfaqej kurrë në nivelet që pretendonte. Juventusi kërkon që të largojë lojtarin me çdo kusht dhe të shpëtojë edhe nga rroga e tij që rëndon në arkat e klubit. Kështu, atij i është propozuar ndërprerja e parakohshme e kontratës, kundrejt një dëmshpërblimi.

Juventusi i ka ofruar futbollistit 2 milionë euro që të pranojë ndërprerjen e kontratës, por uellsiani tashmë kërkon 4 milionë euro. Bisedimet mes palëve vazhdojnë, por tashmë është e qartë se ai nuk është pjesë e planeve të klubit. Juventusi i ka bërë të ditur se nëse nuk pranon këtë marrëveshje, do të përfundojë duke u stërvitur me ekipin U23 të bardhezinjve, pa u aktivizuar, duke dëmtuar shanset që ka për të luajtur në Botëror.

Arena e Lajmit


Loading…

Juventusi, 2 milionë euro larg zgjidhjes së një problemi për Alegrin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook