Klubi i Lokomotiva Zagreb edhe në këtë sezon do të nisë kampionatin me objektiv sigurimin e pjesëmarrjes në kompeticionet ndërkombëtare. Skuadra e cila ka në gjirin e saj shumë futbollistë shqiptare, 6 të tillë të ndarë mes titullarëve dhe atyre në stol në duelin e sotëm, ka fituar me shifrat 2-1 me përmbysje përballë një pretendenti tjetër për Europën, Osijekut.
Në duelin ku Mersinaj dhe Çokaj e nisnin titullarë me Kallakun, Tucin, Salihun dhe Smakajn të cilët ishin në pankinë, ekipi mik kaloi i pari në avantazh me anë të Klainheisler në minutën e 16. Por Lokomotiva dominoi ndeshjen dhe kërkoi me ngulm golat të cilët erdhën vetëm në minutat e fundit me Boshkoviç, në minutat 80 dhe 86.
Lokomotiva 1-1 Osijek (80′)
100% deserved goal for Lokomotiva! After a complete domination Blaž Bošković scores his first ever goal for Loksa. pic.twitter.com/7HQ2gnQSPx
— Everything About HNL (@AboutHnl) July 24, 2022
I pari ishte falë një goditje këndi të harkuar saktësisht nga Çokaj, i cili gjeti shokun e skuadrës në zonë dhe ai dërgoi sferën në rrjetë. Ndërsa në të dytin, ishte Tuci ai i cili nisi aksionin sulmues për skuadrën e tij e cila mori tre pikët e para në këtë kampionat.
Arena e Lajmit
Loading…