PSG ka arritur një tjetër fitore në fazën përgatitore që po zhvillon në Japoni, ku së fundmi kampionët e rancës mundën me rezultatin e thellë 2-6 përballë Gamba Osakës.
Skuadra franceze e nisi sfidën mjaft mirë, ku në fundin e pjesës së parë kryesonin me shifrat 1-4. Më pas në pjesën e dytë PSG shënoi dhe dy herë.
Mesi Mbape dhe Nejmar ishin protagonistë me gola në këtë takim, ku ai që shkëlqeu më shumë ishte braziliani me dy gola dhe një asist.
Kjo ishte fitorja e tretë për PSG-në në fazën përgatitore që sapo mbylli në Japoni dhe tashmë skuadra e drejtuar nga Kristof Galtier do të bëhet gati për sfidën e Superkupës së Francës që do ta luajë kundër Nant.
REZULTATI:
Gamba Osaka 2-6 PSG
Kurokaua 34’, Jamami 70’ / Sarabia 28’, Nejmar (P) 32’, 60’, Mendesh 37’, Mesi 39’, Mbape (P) 86’
Arena e Lajmit
Loading…