Prezantuesja e televizionit dhe radios Alison Ekman së fundmi ka treguar momentin kur ylli i Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo e ftoi atë në shtëpinë e tij.
E lindur në SHBA, Ekman u bë e famshme pasi fitoi “Big Brother VIP”. Ajo aktualisht ka më shumë se 250,000 ndjekës në TikTok dhe 287,000 të tjerë në Instagram.
“Unë organizova eventin e Kristiano Ronaldos për parfumin e tij të ri,” tha Ekman.
“Më pas u bëmë miq në festë dhe Kristiano më ftoi në shtëpinë e tij, i thashë jo, në asnjë mënyrë, sepse të nesërmen duhet të punoja. E dija se çfarë do të ndodhte nëse shkoja në shtëpinë e tij,”– u shpreh Alison.
Dhe shoqja ime, që ishte atje me mua, tha: “Ali, nuk mund të thuash jo, të lutem”. Unë i thashë Kristianos: “Duhet të dërgosh një shofer që të më çojë në shtëpinë time kur të them’. Ai pranoi.”
“Ne lamë festën, u ndamë. Shoqja ime shkoi me të, unë shkova me menaxherin e tij. Ne përfunduam në shtëpinë e tij dhe pimë disa gota shampanjë dhe më pas, rreth orës tre të mëngjesit, i thashë se doja të shkoja në shtëpi dhe ai më dërgoi me shoferin e tij dhe kaq,”-vazhdon moderatorja.
“Kur dolëm nga shtëpia e tij, ai më kërkoi numrin dhe i dërguam mesazh njëri-tjetrit për një muaj, por ishte shumë e thjeshtë: “Përshëndetje si jeni. Çfarë po bëni? Unë jam duke punuar. Unë jam në shtëpinë time”.
“Dhe kaq mbeti. Mendoj se ai donte që unë të vazhdoja të shkoja në shtëpinë e tij, por unë nuk shkoj nëpër njerëz të famshëm, po për shkak të famës së tyre,”-përfundoi Alison Ekman.
Arena e Lajmit
Loading…