“Luftë mes demokracisë dhe autokracisë”, Tabaku: Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta, vija e kuqe e BE-së!

7d442b24 9aad 43c2 B2af Fc9c446645d0

Në një komunikim për mediat , ndërsa foli për progres raportin e BE, deputetja Jorida Tabaku tha se amnistia fiskale dhe pasaportat e kuqe janë vija e kuqe e BE-së.

Pyetje: Amnistia fiskale dhe çështja e pasaportave të arta, mendoni se qeveria do ti shkojë deri në fund?

Tabaku: Kemi parë iniciativa që janë rihedhur si ide. Shpresoj që të mos jetë presion për të kërkuar diçka tjetër. Siç thuhet në progres raport çdo ligj duhet ti përmbahet BE. Unë jam e sigurt që kjo nuk do të pranohet nga partnerët. Amnistia fiskale kërkon 84 vota dhe këto vota nuk kanë për të ardhur nga ne,.

Pjesë nga fjala e deputetes Jorida Tabaku:

Më shumë se një premtim për paqen dhe sigurinë në Europë.
Më shumë se një radiografi e gjendjes ku jemi.

Progres raporti dhe Raporti i Zgjerimit janë dokumente të rëndësishme në lidhje me shëndetin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe gjendjen e BE.

Raporti i Zgjerimit konfirmon se edhe në kushtet e luftës në Ukrainë dhe sulmit të Rusisë vendet e Bashkimit Europian vazhdojnë të jenë të unifikuar në vazhdimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Një hap pozitiv në një klimë jo dhe aq pozitive për kontinentin.

Shqipëria vazhdon të ketë si përherë mbështetjen dhe praninë e Europës në rastet e vështira. E pati këtë gjatë tërmetit, pandemisë dhe më herët edhe gjatë krizave të tjera që kanë goditur vendin. Në kushtet në të cilat ndodhet Europa sot, kur një luftë po zhvillohet prej mbi 8 muaj është shumë e kuptueshme dhe e pranuar krijimi i këtij këshilli. Kjo nuk pengon procesin e integrimit të Shqipërisë, as e zëvendëson, por forcon pozitat e Europës dhe jo vetëm në rajonin tonë dhe veçanërisht Shqipërinë. Të mos harrojmë është një luftë mes Demokracive dhe Autokracisë.

1. Vullneti i fortë politik për të krijuar një historik të zbatimit të reformave nuk ka arritur ende të demonstrohet.

2. Korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit. Natyrisht raporti përmend arrestimin e ish ministrit të brendshëm, por për vendin më të korruptuar në Europë, për një çështje si e inceneratorëve dëshmuar dhe faktuar nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët për 430 mln euro nga buxheti i shtetit, për koncesionet dhe PPP ka një rrugë të gjatë për të bërë SPAK për të krijuar besueshmëri. Hetime kriminale të natyrës Financiare, përmenden në raport, janë udhëhequr nga SPAK që kanë treguar përfshirjen e politikanëve dhe anëtarë të lartë të institucioneve shqiptare. Edhe këtu referenca është për aferën e inceneratorëve. Një aferë e dorëzuar në SPAK më herët nga PD (tetor 2020) dhe më tej vazhduar edhe nga PD në Komisionin Hetimor të Inceneneratorëve. Një aferë që unë personalisht, si çdo shqiptar, shpresoj dhe uroj por edhe nxis që SPAK t’i shkojë deri në fund.

“Luftë mes demokracisë dhe autokracisë”, Tabaku: Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta, vija e kuqe e BE-së!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook