Maks Vershtapen për 18 xhiro bëri vetëm një tentativë ndaj Sharl Lëklerkut, pikërisht në kthesën numër 11 ku piloti i Ferrarit më pas doli nga gara, por e vërteta është se piloti i Red Bullit dhe kampioni në fuqi i Formulës 1, ishte shumë mbrapa Ferrarit dhe pa gabimin e francezit ndoshta nuk do t’ia kishte dalë.
Gjithsesi, karakterin e tij të gjithë e njohin dhe pas garës ka dashur që ta shtyjë edhe më thellë gishtin në plagë.
“E vura unë në presion Lëklerkun, prandaj doli jashtë gare (qesh)… E vërteta është që në temperatura të tilla gomat nxehen shumë shpejt dhe në kthesë është e vështirë që të kontrollosh makinën. Prandaj, ndonjëherë duhet të mësosh që edhe të presësh, siç bëra unë ndaj Lëklerkut, për të mos rrezikuar që të humbësh gjithçka. Ishte një garë e vështirë e pranoj, por në fund isha unë ai që e mora të plotë ‘pakon’ dhe kaq më mjafton. Ishte apo jo i pafat Lëklerk është puna e tij, pasi unë kam objektivin tim dhe jam i gjithi i përqendruar tek arritja ime”, përfundoi kritika e holandezit ndaj ferraristit.
Arena e Lajmit
Loading…