Kristjan Asllani ka mahnitur të gjithë që në ditët e tij të para te Interi dhe për shumëkënd, është një lojtar i cili mjaft mirë mund të rivalizojë për një vend si titullar në rreshtimin e zikaltërve, pasi ka një potencial që duhet shfrytëzuar në maksimum. Por në ndeshjen e fundit miqësore të Interit, ai ishte në stolin e rezervave. Një zgjedhje e trajnerit Inzagi, i cili ka ide të qarta rreth asaj që i nevojitet më shumë futbollistit shqiptar.
“Inzagi po e ruan me kujdes rritjen e tij, pasi nuk dëshiron që ai të ngarkohet me pritshmëri të tepruar”, shpjegon “Correire Dello Sport” në analizën që i bën situatës aktuale të Itnerit pas ditëve të para të stërvitjes. “Por ai e di që ka gjetur një element i cili mund të bëjë punë në ditët në të cilat do të duhet të heqë dorë nga Brozoviç”.
Megjithatë, plani nuk është vetëm për të përdorur Asllanin si zëvendës të kroatit. “La Gazetta dello Sport” ka saktësuar se Inzagi po mendon edhe ndryshimin e skems në momente të veçanta, duke e kthyer me katër në prapavijë, për të shtuar një mesfushor qendre, pikërisht Asllanin.
Arena e Lajmit
Loading…