Alibeaj në krye të qarkut Fier? Berisha: Bashkimi i PD ka të hapur çdo opsion!

Sali Berishaaa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat  tha se bashkimi i PD ka të hapur çdo mundësi.

Pyetje: Si po shkojnë marrëveshjet që po zhvilloni me Alibeajn? Jeni të gatshëm ta ktheni në krye të Fierit siç ndodhi në rastin e Mziu? Kemi informacione që PS-ja po ha kokën e vet, ka përçarje, si do përfitoni ju nga kjo situatë që të dilni të fituar në zgjedhje?

Sali Berisha: Bashkimi i Partisë Demokratike ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Sali Berishës përveç një rasti të veçantë që unë e kam bërë të qartë se përse. Nuk ka asnjë lloj diskriminimi. Përsa i përket betejës që zhvillohet brenda Partisë Socialiste, është e qartë që është një betejë jetë a vdekje përveç Ramës e Veliajt. Është e qartë që këtë e ka fituar dhe po e fiton Veliaj. Ne i konsiderojmë sit ë keqen më të madhe të këtij vendi, në grindjen e tyre të brendshme nuk ndërhyj.

Alibeaj në krye të qarkut Fier? Berisha: Bashkimi i PD ka të hapur çdo opsion!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook