VIDEO/ Ceremonia mortore e Raiolës, ja cilët ishin yjet e futbollit të pranishëm në lamtumirën e fundit

Një ceremoni shumë e rezervuar për familjarët dhe të afërmit, por ku nuk ka munguar prania e futbollistëve. Kështu ka qenë lamtumira e fundit e Mino Raiolës, i cili është ndarë nga jeta pak ditë më parë.

bandicam 2022-05-05 19-44-13-755

Në ceremoninë mortore të menaxherit të njohur, është preferuar që të ruhet sa më shumë privatësia e atyre që i kanë qëndruar pranë, ndaj në kishën e St. Sharl në Montekarlo, kanë qenë të pranishëm shumë pak persona. Por mes tyre ishin edhe “djemtë” e tij, futbollistë të cilët kanë qenë nën menaxhimin e Raiolës.

Emra si Fabregas, Haland, Donaruma, Verrati, Xhastin Klajvert apo edhe Ibrahomoviç, ishin mes pjesëmarrësve në ceremoninë mortore, për të përshëndetur një herë të fundit menaxherin i cili i ndihmoi të bëheshin ndër emrat më të njohur në botë.

sssssdsdssdsdfffffffffdedddddxddddddddddddddd

Arena e Lajmit


VIDEO/ Ceremonia mortore e Raiolës, ja cilët ishin yjet e futbollit të pranishëm në lamtumirën e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook