“Lokalet”/ Lubonja: Primaret, të parakohshme! Zheji: Në negociata palët ulen të barabartë! PD energji për bashkim

Pikat Mbi I

Në emisionin ‘Pikat mbi i’ në News24, analisti Fatos Lubonja, ndërsa foli për zgjedhjet vendore, u shpreh se në PD ka ende probleme, duke shtuar se primaret sipas tij janë ende të parakohshme.

Nga ana e tij analisti, Artur Zheji tha se sipas tij problemi nuk qëndron tek kreu i PD Sali Berisha, por tek ata që e rrethojnë.

Pjesë nga biseda në studio:

Lubonja: Në një farë kuptimi jemi në fushatë permanente gjatë gjithë kohës, se këta nuk është se bëjnë ndonjë punë,. Edhe opozita bën denoncime pafund. Besoj se nuk duhen parë si të ndara, në kuptimin se kemi fronte. Sepse kemi të bëjmë me një dramë në disa akte, ku në aktin e parë është fushata e ramës, akti i dytë që po bën opozita, por akti i dytë është rezultat i aktiviteteve të aktorëve të aktit të parë.

Pastaj se si do të dalë akti i tretë, s’e dimë akoma. Opozita nuk duhet parë jashtë aktivitetit të Ramës. Opozita duhet të zgjidhë përçarjen që ka krijuar ky. Unë them se nuk mund të ketë bashkim pa kushte, varet se çfarë kushtesh pranon dhe çfarë jo. Mund të jetë një kusht tërheqja nga apeli…

Zheji: Në një negociatë duhet të ulet si i barabartë. Nuk mund të vijë të thotë do të bësh atë që do të bëj unë. Tani thonë kanë filluar primaret, por si? Meta thotë do të merret vetëm me këshillat bashkiakë, por në nëntor mund të ndodhë që gjykata ia jep logon Alibeajt dhe Berisha nuk ka logo, do krijojë një logo ose do bashkohet me logon e Metës? Nuk e di ! Ka shumë të panjohura. Pra që të kemi bashkim të palëve duhet që njëra palë, doktori në këtë rast që tha do ta bëj zjarr protestën, të bien dakord, të ulen.

Fatos Lubonja: Zgjedhja e kandidatëve të përbashkët shërben si proces bashkimi.

Arena e Lajmit

“Lokalet”/ Lubonja: Primaret, të parakohshme! Zheji: Në negociata palët ulen të barabartë! PD energji për bashkim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook