“Shkelje të rëndë disiplinore”, u rrahën jashtë orarit të punës për një vajzë, pezullohen nga detyra dy efektivët e Policisë së Elbasanit

Policia Elbasan

Dy efektivë të Policisë së Elbasanit janë pezulluar nga detyra pas sherrit mes tyre për një vajzë. Ervis Hasa dhe Redi Mato janë vendosur nën hetim pas përplasjes fizike mes tyre që ndodhi pas një feste.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, shtetasve Ervis Hasa dhe Redi Mato, punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Ervis Hasa është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin Redi Mato, 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Gjatë konfliktit, shtetasi Redi Mato, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, shtetasin Ervis Hasa, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

“Shkelje të rëndë disiplinore”, u rrahën jashtë orarit të punës për një vajzë, pezullohen nga detyra dy efektivët e Policisë së Elbasanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook