Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimimin e 31-vjeçarit Gert Shehu, i cili goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, duke e lenë atë në burg.
Ditën e djeshme News24 dhe ka pasur një komunikim me avokatët e Shehut të cilët konfirmuan se kërkojnë dy masa më të lehta sigurie sesa ajo e arrestit me burg. Ata i kanë kërkuar gjykatës së Apelit shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik pasi sipas tyre vuan nga çrregullime mendore, dhe lënien në arrest shtëpie.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se avokatët, kanë deklaruar se 31-vjeçari vuan nga këto probleme të shëndetit mendor, por nuk kanë paraqitur dokumente që vërtetojnë pretendimet e tyre për gjendjen shëndetësore të 32-vjecarit.
Sa i përket gjendjes mendore të personit të dyshuar, që në krye të herës doli një dokument mjekësor sipas të cilit vërtetohej se mund të kishte probleme mendore, por duke mos qenë konform ligjit, prokuroria ka kërkuar një tjetër ekspertizë.
NJOFTIM PËR MEDIA
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim G.SH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Goditje per shkak te detyres”, parashikuar nga neni 237/2 i Kodit Penal.
Fakt që lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, rreth orës 12:25, në momentet kur disa parti opozitare, po organizoheshin per zhvillimin e një tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë kohës që nga selia e subjektit politik “Partia Demokratike”, ka dalë zoti Sali Berisha deputet i kuvendit të Republikës së Shqipërisë së bashku me simpatizantë dhe mbështetës së kësaj force politike dhe kane filluar lëvizjen përgjatë bulevardit “Zhan D’Ark”, në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, (ish hotel-Dajti), nje person i identifikuar me pas si G.Sh, eshte futur nepermjet grupit te kameramanëve dhe fotoreporteve qe po filmonin marshimin, dhe ka qelluar pa paralajmërim me grusht ne fytyre z. Berisha.
Me vendimin nr. 2508 Akti, datë 09.12.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
– Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim G.SH.
– Caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga Neni 238 i Kodit Procedures Penale personal ndaj personit nen hetim G.Sh.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim G.SH, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” ose shtrimin e perkohshem ne nje spital psikiatrik.
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro, me vendimin datë 28.12.2022 vendosi:
– Miratimin e Vendimit Nr.2508 akti, date 09.12.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.