Ish-kapiteni i Egnatias, Ilir Allmuça ka nisur stërvitjen me Dinamon.
Mbrojtësi i majtë që mbylli sezonin me rrogozhinasit, është lojtar i lirë që pas përfundimit të kampionatit.
Së fundmi, 25-vjeçari ka nisur stërvitjen me kryeqytetasit, teksa është një rikthim për të pasi është produkt i Dinamos.
Një foto e postuar në rrjetet sociale nga ana e fantazistit brazilian të bluve, Diogo Da Silva ka zbuluar Ilir Allmuçën mes lojtarëve të tjerë dinamovitë.
FATJON RUPI – Arena e Lajmit