ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Egnatia prezanton ish-mbrojtësin e Tiranës

Tashmë është zyrtare, Egnatia ka prezantuar blerjen e saj më të re, Jurgen Goxhën.

JURGEN GOXHAJ 1 (1)

Ashtu siç e kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, klubi rrogozhinas ka afruar ish-mbrojtësin e Tiranës, i cili vjen pas eksperiencës së fundit në Azerbajxhan me fanellën e skuadrës së Sabailit.

29-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare teksa do ta mbajë të lidhur në Rrogozhinë për të paktën deri në vitin 2025.

Më parë, Jurgen Goxha ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Gabalës, Bylisit, Erzenit, Shënkollit, Besëlidhjes dhe Ilirisë.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË EGNATIAS –

“Njoftim

✍️ Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me qendërmbrojtësin Jurgen Goxha.

I cili rikthehet të luaj në Abissnet Superliga pas dy sezonesh në Azerbaijan me skuadra si Sabail e Gabala.

Goxha do të jetë pjesë e Egnatias për 3 sezone.

Skeda:

Emri: Jurgen

Mbiemri: Goxha

Ditelindja: 29/ 12/ 1992

Karriera: Iliria, Erzeni,Beselidhja, Shenkolli, Bylis, Tirana, Gabala, Sabail.”

– Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Egnatia prezanton ish-mbrojtësin e Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook