“Protestat, kryefjala e demokratëve”, Berisha: Do mbushim rrugë e sheshe e do përballemi me…

Berisha

Kryetari i PD Sali Berisha, në një mbledhje me kryetarët e degëve tha se protestat janë kryefjala e demokratëve.

Ai tha se kur të organizohen protesta nga PD, do të mbushen sheshe e rrugë me qytetarë.

“Çështja e dytë e madhe, çështja e protestave. Protesta është tani kryefjala e PD-së dhe e Frontit për shpëtimin e Shqipërisë dhe opozitës në tërësi.

Ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë gjendje. Qeveria dhe Edi Rama kalon nga një skandal tjetër, nga një mashtrim në një mashtrim tjetër, nga një vjedhje në një vjedhje tjetër.

Protestat tona do i shohë Rama. Do mbushim rrugë e sheshe e do përballemi me këtë qeveri që kalon nga skandali në skandal. Jemi në rrezik absolut për rikthimin e vizave.

Ky mendon për trafikantët e klanet e tij. Paasaporta e florinjtë është arsyeja pse shqiptarët do humbin vizat”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

 

“Protestat, kryefjala e demokratëve”, Berisha: Do mbushim rrugë e sheshe e do përballemi me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook