Kilian Mbape është një nga futbollistët më të diskutuar në merkato, me yllin francez që përflitet prej kohësh për një transferim te Reali. Gjërat duket të kenë ndryshuar në orët e fundit me raportimet nga Franca që thonë se 23-vjeçari do të rinovojë me PSG-në.
E përditshmja franceze “Le Parisien” është e sigurt për lajmin dhe ka raportuar dhe shifrat faraonike që Mbape do të përfitojë me rinovimin e kontratës.
50 milionë euro në sezon si dhe 100 milionë në çastin e firmosjes duket se e kanë bindur francezin të ndryshojë mendje për një transferim te Reali.
Pritet të shihet në javët e ardhshme se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Mbape dhe klubin ku do të vazhdojë karrierën.
Arena e Lajmit