Menaxheri i ri i Interit, Ferri: Asllani blerje e goditur, plotësoi një boshllëk të madh

Rikardo Ferri do të jetë menaxheri i ri i klubit, duke marrë kështu detyrën që më parë ka pasur Lele Oriali. Ish-mbrojtësi që ka mbajtur veshur për 13 vite fanellën zikaltër, do të jetë ura lidhëse mes trajnerit dhe drejtuesve, një detyrë që vetë Ferri tregon se e ka ëndërruar prej kohësh.

7d1ef51e96377b2634f92a3a626625fa-94268-95a3d3ad63b858b7d73d4e21611bcd2e (1)

“Unë jam shumë i lumtur që kam nderin të prek përsëri këto ngjyra dhe t’i përfaqësoj ato. Është një ëndërr për mua që të jetoj të gjithën këtë, pasi unë jam rritur në akademi dhe kam qenë ambasador i klubit. Tani do të kërkoj të bëj më të mirën për të qenë produktiv çdo ditë dhe për t’i ardhur në ndihmë grupit”, është shprehur për kanalin e klubit Ferri që i pyetur mbi si e ka parë merkaton në mesfushë, ka thënë:

“Mendoj se Mikhitarian dhe Asllani janë dy përforcime shumë të mira. Kam pasur pak rastin t’i shikoj, por mendoj se Asllani është i duhuri për të plotësuar një hendek shumë të madh, siç ka qenë mungesa e një zëvendësuesi për Brozoviçin”.

Arena e Lajmit


Menaxheri i ri i Interit, Ferri: Asllani blerje e goditur, plotësoi një boshllëk të madh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook