“Rama s’do një figurë të lartë të PS në karrigen e presidentit”, Patozi ‘zbërthen’ draftin e Alibeajt: Nuk ka risi! Opozita do tërhiqet dhe mbyllet kjo histori

Screenshot 3

Ish-deputeti Astrit Patozi, në emisionin “Frontline” në News24 komentoi draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për kushtet për zgjedhjen e presidentit.

“E rithem se Edi Rama është duke u argëtuar për faktin se aty ka disa opozita. Opozita duhet të shkojë me disa emra ose ta demaskojë këtë proces si të paracaktuar nga mazhoranca.”, u shpreh Patozi.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Patozi tha se formula që ata kanë propozuar nuk është risi, pra është një gjë e njohur që është përdorur në raportet mes mazhorancës dhe opozitës.

Pjesë nga biseda në studio:

“Unë them që deklarimet është shumë e lehtë të bëhen, deklarata e pasurisë është diçka që plotësohet për pesë minuta. Presidenti i Republikës nëse do të jetë një figurë që ka kryer detyra të tjera e ka pasur detyrim që t’i bëjë këto deklarime”, tha Patozi.

President antikomunist?

Patozi: Nuk është kriter i keq, por tani është keqpërdorur dhe është kthyer në gati qesharak. Unë ndaj emrave që përmenden nuk kam vëmendje sepse e di që janë për t’u djegur. Besoj që Alibeaj e bën këtë për të treguar fibrën antikomuniste që përfaqëson. Kjo është më shumë taktikë politike. Ne nuk kemi vuajtur nga këto agjentët e sigurimit nga presidentët e fundit, por kemi vuajtur nga fakti se presidentët ose e kanë tepruar ose nuk kanë folur.

Dekriminalizimi?

Patozi: Kur flet për Presidentin e Republikës më duket e tepruar se bëhet qesharake zgjedhja e presidentit. Pra nuk mund të vijë një figurë nga hiçi. Dhe nuk mund të presim që për presidentit të dalin dosje nga vende të BE që mund të marrë pjesë nga organizata kriminale.  Jemi duke konspektuar një draft marrëveshje që një pjesë e madhe e opozitës nuk e ka pranuar. Formula që ata kanë propozuar nuk është risi, pra është një gjë e njohur që është përdorur në raportet mes mazhorancës dhe opozitës. Pra nuk kemi risi këtu. Në këtë draft ka kusht, dhe sigurisht që ka logjikë.  Duket sikur mazhoranca është e penalizuar në këtë proces, por nuk është kështu,.. Mazhoranca nuk ka detyrim ti kërkojë votat opozitës, por në finale ne e dimë që i ka votat.

Zarfet e mazhorancës që votuan?

Patozi: Mazhoranca e ka dhënë përgjigjen. Balla ka qenë i qartë që mazhoranca nuk mund të privohet nga e drejta e propozimit. Opozita nuk e komisionin dot zgjedhjen e presidentit.  Mazhoranca mund të jetë dorëlëshuar dhe të thotë unë propozoj tre dhe ti tre , në rast e ka vendosur të mos e marrë karrigen e Presidentit të Republikës, por deri tani kam parë që Rama nuk do një figurë të lartë të PS të ulët në karrigen e presidentit për shkak se nuk do të teprohet dhe mendoj se nuk e ka keq. Por them që edhe opozitës nuk i intereson të iki nga beteja. Ikja nuk thotë asgjë.

Arena e Lajmit

“Rama s’do një figurë të lartë të PS në karrigen e presidentit”, Patozi ‘zbërthen’ draftin e Alibeajt: Nuk ka risi! Opozita do tërhiqet dhe mbyllet kjo histori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook