VIDEO/ Nga kampioni më i ri në histori, deri te legjendë e këtij sporti. Shikoni momentet më të bukura të Vetel në Formula 1

Piloti gjerman i Aston Martin, Sebastian Vetel, ka deklaruar se do të dorëhiqet nga Formula 1 ne fund të sezonit. Ai la pas një karrierë fantastike, e cila do të hyjë padyshim në historinë e këtij sporti.

vetel red bull

Gjermani debutoi në vitin 2007 për skuadrën e BMW, në Çmimin e Madh të SHBA-së dhe po në atë vit u bashkua me skuadrën e Toro Roso.

Sebastian-Vettel-BMW-Sauber-2006-169FullWidthOdcPortrait-2ba7e7ff-1865252

Ne vitin 2008 ai u be piloti më i ri në historinë e Formula 1 që fitonte një garë dhe në 2010 u shpall kampion Bote me Red Bull, duke u bërë piloti më i ri në histori që triumfonte në një kampionat botëror, ku la pas rekordin e Luis Hemiltonit.

Më pas ai triumfoi dhe në vitet 2011, 2012 dhe 2013 duke e çuar në 4 tituj suksesin e tij.

vetel

Vetel u bashkua me Ferrarin ne vitin 2015, ku qëndroi deri në 2020, por pa arritur të rikthente “kokëkuqen” në lavdinë e dikurshme.

vetel hamilton

Në 2021, gjermani u bashkua me Aston Martin, ku garoi për dy vite dhe në moshën 35-vjeçare i dha fund aventurës së tij në Formula 1, duke u shprehur se tani do të fokusohet te familja e tij.

Vetel mori urime të shumta nga rivalët që ka pasur ndër vite dhe skuderitë, duke u larguar nga ky sport si një legjendë e vërtetë, karriera e së cilit, do të mbahet mend ndër vite.

LEXO EDHE: FORMULA 1/ Sebastian Vetel merr vendimin surprizë: Në fundin e sezonit… tërhiqem!

Arena e Lajmit


VIDEO/ Nga kampioni më i ri në histori, deri te legjendë e këtij sporti. Shikoni momentet më të bukura të Vetel në Formula 1

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook