Alternativat nuk bindin, një tjetër futbollist do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit

Stefan de Vraj ka lënë për të dëshiruar me paraqitjet e tij sezonin e kaluar dhe tek Interi është ideuar prej kohësh largimi i tij. Por këtë herë zikaltrit duket se kanë bërë një hap pas, pasi janë tërhequr nga shitja e holandezit, që ka edhe një vit kontratë.

de vraj

Ndikim të madh në këtë vendim ka pasur fakti që alternativat që janë në qarkullim nuk bindin për të zëvendësuar De Vrajin, që pavarësisht të gjithave ka eksperiencën e nevojshme për të bërë mirë dhe për t’i ofruar Inzagit qëndrueshmëri në prapavijë.

Kjo lëvizje ama do të sjellë edhe nisjen e tratativave për rinovimin, pasi Interi nuk dëshiron që ta humbasë me parametër zero qershorin e ardhshëm, kur kartoni vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Arena e Lajmit


Alternativat nuk bindin, një tjetër futbollist do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook