VIDEO/“Rama të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve”, Berisha: PD po përgatitet intensivisht për protesta

Sali Berisha 1

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dhënë sërish sot mbështetjen për protestën e pedagogëve dhe i kërkoi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve. Ai theksoi se PD po përgatitet intesivisht për protesta.

“Për rroga, për autonomi, për kërkimin shkencor dhe subvencionimin e studentëve. I kërkoj Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve. Ajo nuk është grevë e PD-së është grevë e sindikatave, por PD si një forcë politike që mbështet çdo kauzë të drejtë, do bëjë gjithçka për prevalimin e kërkesave të tyre. përshëndetje të përzemërt gjithë pedagogëve, studentëve protestues dhe i garantoj se do jenë fitues.

PD po i përgatit siç u bë mbledhja dhe u dhanë udhëzimet për një përgatitje intensive dhe ndërkohë do vazhdojnë takimet me partnerët, me aleatët, me frontin për shpëtimin e Shqipërisë dhe asnjë diskutim që PD do jetë në protestë, në protestë, në protestë”, tha Berisha.

 

VIDEO/“Rama të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve”, Berisha: PD po përgatitet intensivisht për protesta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook