VIDEO/Vdekja e 32-vjeçarit, Berisha: Policia po gënjen si me Klodian Rashën, janë sjellë shtazërisht me të, e kanë çuar në morg, jo spital

Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur jashtë parlamentit për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.

Ai deklaroi se policia po gënjen si në rastin e Klodian Rashës dhe se sipas burimit të tij, janë sjellë shtazërisht dhe në komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur.

“Policia gjithnjë gënjen, siç tha për Klodian Rashën. Prisni kur të na thonë se në një pellg ishte një revole. E kanë ndjekur, pse nuk paraqiti dokumentin, në një distancë të gjatë shumë. E kanë kapur, e kanë futur në makinë, janë sjellë shtazërisht me të dhe burimi thotë se në komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur. Nuk kanë marrë autoambulancë, nuk kanë thirrur autoambulancë, nuk e kanë çuar në spital, por de fakto në morg. Gjithçka tregon se është dora kriminale e vrasësve me uniformë që i morën shpirtin një 32-vjeçare. Kishte 1000 mënyra të tjera për t’u sjellë ndaj atij të riu”, tha Berisha.

VIDEO/Vdekja e 32-vjeçarit, Berisha: Policia po gënjen si me Klodian Rashën, janë sjellë shtazërisht me të, e kanë çuar në morg, jo spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook