Pasarela, legjenda argjentinas që humbet orientimin për shkak të sëmundjes

Daniel Pasarela, një nga legjendat e futbollit argjentinas, është shumë larg kohës së tij të lavdishme. Sot në moshën 69-vjeçare, ish-mbrojtësi i Fiorentinës dhe i Interit, është prekur nga një sëmundje neurodegjenerative e ngjashme me sklerozën, që e bën të humbasë orientimin në kohë dhe në hapësirë.

daniel-alberto-passarella-argentina-1624311830-65754

Fatkeqësisht për kapitenin e Argjentinës, që e udhëhoqi kombëtaren bardhekaltër drejt triumfit në Kupën e Botës së 1978-ës dhe 1986-ës, sëmundja përshpejtohet me rritje të frikshme, aq sa përveç problemeve fizike, ai nuk mundet të lërë shtëpinë vetëm dhe mbi të gjitha me makinë, pasi rrezikon të mos kujtojë më rrugën e kthimit.

Sot Pasarela është i detyruar të qëndrojë në shtëpi, jo vetëm larg jetës së mëparshme dhe bashkëlojtarëve të tij, por edhe larg stadiumeve, të cilat kanë qenë vendndodhja e tij e zakonshme. Pasi vari këpucët në gozhdë ka provuar të bëjë edhe trajnerit duke drejtuar skuadra prestigjioze si Parma, Korinthias e River Plejti.

Arena e Lajmit


Pasarela, legjenda argjentinas që humbet orientimin për shkak të sëmundjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook