Zguro “show”, Okebugu lë lojën i acaruar/ Ja pikantet e duelit Skënderbeu-Kastrioti

Rreth 250 tifozë ishin të pranishëm dje në stadiumin “Skënderbeu”, në një kohë që pas shumë kohësh, mungonte presidenti Ardjan Takaj. Tribuna VIP ishte e pushtuar nga krutanët, të cilët ishin të shumtë. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes në Korçë.

Skenderbeu festa e golit

* Kapiteni i Skënderbeut, Vangjel Zguro, bëhet sërish protagonist. Fillimisht pas një përplasjeje me lojtarin e Kastriotit, Adolf Selmani, Zguro i drejtohet trajnerit të Kastriotit për atë çfarë ndodhi. “Më goditi me bërryl! Nuk i thashë asgjë, por ishte bërryl…”, kanë qenë fjalët e Zguros, që nuk i kanë pëlqyer Gegës, i cili i ka tërhequr vëmendje lojtarit të kthehet në lojë dhe të lërë sqarimet.

* Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, nuk përmbahet në momentin e golit të parë të Skënderbeut. Britma karshi lojtarëve dhe një bidon uji i flakur në pankinë. Por nuk përfundon këtu. Pas pak minutash kapet edhe me kryesorin. “O Beqir, po vendosje murin mo, si e le avantazh lojën, se nuk të kuptoj. Çfarë je duke bërë…?!”

* Pas golit, sulmuesi Belajdi Pusi drejtohet nga trajneri Gega, teksa ky i fundit i bën një gjest të bukur në formë zemre.

* Mesfushori nigerian i Kastriotit, Henri Okebugu, largohet i mërzitur pas zëvendësimit, teksa me shumë nerv përplas në fushë një fasho që kishte lidhur në dorë.

* Fundi i takimit ka pasur përqafime të përzemërta të Skënder Gegës dhe zv.trajnerit të Kastriotit, Bekim Kuli. Me sa duket, kishin kohë pa u takuar me njëri-tjetrin dhe janë përqafuar përzemërsisht në fushë.

Arena e Lajmit


Zguro “show”, Okebugu lë lojën i acaruar/ Ja pikantet e duelit Skënderbeu-Kastrioti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook