“Rama ktheu vendimin e tij për vettingun e pedagogëve”, Agim Nesho: E detyroi forca e intelektualëve. Nëse e ndjen urrejtjen popullore…

Agim Nesho

Zëvendës kryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho deklaron se forca e intelektualëve e detyroi Edi Ramën të anulonte vettingun e pedagogëve.

Duke iu referuar deklaratave të Ramës se nuk ka vetting për pedagogët, Nesho shkruan se Rama ktheu vendimin e tij dhe bëri mirë që u tërhoq nga një kërcënim i panevojshëm.

Sipas tij, në qoftë se e ndjen dhe e kupton urrejtjen popullore, asnjëherë nuk është vonë për t’u tërhequr.

POSTIMI I PLOTË
Forca e intelektualëve që e detyroi Edi Ramën të anulonte vettingun e pedagogëve.
Brenda dy ditësh Edi Rama ktheu vendimin e tij për vettingun ndaj pedagogëve, të cilët janë ngritur në protestë të drejtë, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe forcimit të universiteteve si qendra të dijes dhe shkencës.
Edi Rama bëri mirë që u tërhoq nga një kërcënim i panevojshëm, ndoshta i shtyrë nga frika në rritje e pakënaqësisë së intelektualëve dhe opinionit publik.

Në solidarizim të pedagogëve së fundmi janë rreshtuar edhe shumë intelektualë e ish-deputetë të Partisë Socialiste, që e kuptojnë rëndësinë jetike për kombin të një jete akademike të lirë nga influencat e pushtetit.
Ne i bëjmë thirrje, që në këtë moment reflektimi të pranojë të gjitha kërkesat e pedagogëve, studentëve, e stafit akademik, të cilët nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse të kontribuojnë në zhvillimin e institucioneve të shtetit shqiptar.
Z. Rama, është urtësi të tërhiqesh për të mos humbur gjithçka, në qoftë se e ndjen dhe e kupton urrejtjen popullore. Asnjëherë nuk është vonë!

“Rama ktheu vendimin e tij për vettingun e pedagogëve”, Agim Nesho: E detyroi forca e intelektualëve. Nëse e ndjen urrejtjen popullore…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook