“Ervis Martinaj”/ Hetimet për Jeton Lamin janë zgjatur, por ish-efektivi nuk ka mbajtur asnjë qëndrim deri më tani për hetimin

Ervis Martinaj

Prokuroria e Kurbinit ka vendosur të shtyjë afatet e hetimit për Jeton Lamin. Ish-agjenti i forcave operacionale ndodhet nën masën e sigurimit personal arrest me burg, i akuzuar për shpërdorim detyre pasi ka shoqëruar Ervis Martinajn pak ditë përpara zhdukjes së tij. Ende nuk ka një konfirmim nga ana e autoriteteve, nëse shtyrja e këtyre hetimeve ka ardhur si pasojë e ndonjë dëshmie të marrë nga Lami, apo mospranimit të tij për të dëshmuar.

Ish-efektivi Jeton Lami është tentuar të merret në pyetje, por deri në këtë fazë të hetimit nuk ka mbajtur asnjë qëndrim para prokurorëve edhe pse ditët e fundit u raportua në media se ish-efektivi ka pranuar të flasë.

Por deri më tani që në momentin që është arrestuar Jeton Lami ende nuk ka dhënë asnjë qëndrim apo deklaratë për akuzën në ngarkim tij. Ky fakt konfirmohet për gazetarin Igli Çelmeta nga avokati mbrojtës i Jeton Lamit. Kujtojmë që Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

“Ervis Martinaj”/ Hetimet për Jeton Lamin janë zgjatur, por ish-efektivi nuk ka mbajtur asnjë qëndrim deri më tani për hetimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook