Ronaldo-Junajtid, s’ka asnjë pakt/ Ylli portugez të sakrifikojë rrogën vetëm që të largohet

Kristiano Ronaldo nuk ka hequr dorë nga pozicioni i tij për t’u larguar nga Mançester Junajtidi në merkaton e kësaj vere. Sulmuesi portugez, i cili u rikthye në Angli këtë javë dhe të martën u ul për të diskutuar për herë të parë ballë për ballë me klubin të ardhmen e tij, i ka përsëritur trajnerit Erik ten Hag se ai dëshiron të largohet nga “Old Trafford” që këtë verë.

ronaldo

Nga ana tjetër, “Djajtë” i kanë përsëritur se ata nuk e kanë në shitje dhe dëshirojnë ta mbajnë edhe këtë sezon. Diskutimi, në të cilën morën pjesë edhe menaxheri i sulmuesit, Zhorzh Mendesh, dhe ishtrajneri i Junajtidit, Sër Aleks Ferguson, mësohet se ka shkuar me tone të qeta. Dhe Kristiano ka rënë dakord që të vijojë të stërvitet me skuadrën pavarësisht se çfarë do t’i rezervojë e ardhmja. Junajtid zhvilloi një ndeshje miqësore ditën e djeshme në qendrën stërvitore “Carrington” kundër Reksamit, në të cilën 37- vjeçari nuk luajti, por e ndoqi si spektator.

Dje CR7 u stërvit për herë të parë me skuadrën, pasi qëndroi për tri javë jashtë grumbullimit për shkaqe familjare. Nuk dihet nëse ai do të përfshihet në planet e trajnerit holandez për miqësoren e së shtunës kundër Atletikos së Madridit në Oslo dhe 24 orë më vonë kundër Rajo Vajekanos në “Old Trafford”.

Tashmë ka rënë edhe hipoteza e një transferimi të tij tek Atletiko e Madridit, pasi presidenti, Enrike Serezo, mohoi interesin e skuadrës së tij për të firmosur me 37-vjeçarin, i cili ka një të shkuar te Reali i Madridit. Situata është e njëjtë si e para tri javëve, por futbollisti shprehu dëshirën për t’u larguar nga Mançesteri pasi dëshiron të luajë në Champions. Por edhe klubi qëndron i palëkundur në pozicionin e tij. Menaxheri Zhorzh Mendesh është përpjekur të orkestrojë një transferim të klientit të tij më të çmuar, duke ia ofruar pesë herë fituesin e “Topit të Artë” klubeve si Çelsi, Barcelona, Bajerni i Mynihut dhe PSG-ja, por të gjitha e kanë refuzuar.

Cristiano-Ronaldo

Kristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë në “Old Trafford”, por me opsionin për të rinovuar për një tjetër sezon. Por ai dëshiron të largohet pas vetëm 12 muajsh në Mançester, sepse mendon se klubi nuk është një pozicion për të luftuar për trofe dhe këtë vit dhe ai nuk do të mund të luante për herë të parë në karrierë në Champions. Për të do të ishte hera e parë që do të luante në Ligën e Europës këtë sezon. Për t’u larguar ai është gati të ulë edhe rrogën e tij aktuale në Mançester, e cila nis pa bonuset është 360 mijë paund në javë.

Arena e Lajmit


Ronaldo-Junajtid, s’ka asnjë pakt/ Ylli portugez të sakrifikojë rrogën vetëm që të largohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook