U arrestua për mashtrim me pasoja të rënda, ish-drejtoresha e AZHBR-së Viola Sterjo del para gjykatës me pranga dhe kapuç në kokë

Sdfgsdfgsdfg

39-vjeçarja Viola Sterjo, ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, e cila u arrestua për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda dhe që dyshohet se ka mashtruar gjithsej 5 subjekte ka mbërritur ditën e sotme në gjykatë me pranga në duar dhe kapuçin e xhupit në kokë.

Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për BalkanWeb se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura pasi është ne fazën e hetimeve dhe përmbajtja e akteve dhe veprimeve hetimore te kryera është sekret.

Sipas informacioneve Sterjo u ka marrë subjekteve të ndryshme shuma të konsiderueshme parash në këmbim të premtimeve se do të ndërhynte për të fituar projekte nga AZHBR-ja.

Shumat janë të ndryshme duke shkuar nga 20 deri në 90 mijë euro. Sterjo sipas hetimeve këto shuma i ka përfituar në periudhën mars-nëntor 2020.

Arena e Lajmit

U arrestua për mashtrim me pasoja të rënda, ish-drejtoresha e AZHBR-së Viola Sterjo del para gjykatës me pranga dhe kapuç në kokë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook