Gati akordi me Flamurtarin, Franc Veliu konfirmon bisedimet: Pse të mos kthehem në Vlorë?!

Franc Veliu mund të jetë goditja e radhës e Flamurtarit.

franc veliu

“Panorama Sport” zbuloi dy ditë më parë se me ish-kapitenin kanë nisur negociatat. Por tashmë është vetë mbrojtësi që konfirmon një rikthim të mundshëm.

Vlonjati lë të kuptohet se është shumë pranë arritjes së një akordi. “Pse të mos rikthehem?! Flamurtari është shtëpia ime”, u shpreh 33-vjçari dje për gazetën.

Sa u përket takimeve me administratorin Sinan Idrizi dhe drejtues të klubit, ai pohon se janë të vazhdueshme.

“Kontaktet i kemi të vazhdueshme. Normalisht edhe marrëdhëniet shumë të mira dhe normale.

Di që drejtuesit po punojnë për merkaton dhe po bëjnë një punë të mirë. Me afrime cilësore, skuadra do të shkojë shumë shpejt aty ku e ka vendin dhe meriton të jetë”, qartëson Veliu.

Mbrojtësi ka oferta edhe nga dy skuadra të “Abissnet Superiores”, e megjithatë gjasat janë që karrierën ta vijojë në Vlorë. Gjithsesi, pritet edhe tjetër takim për të shkuar përfundimisht drejt firmës.

MERKATO – Merkatoja e kuqezinjve është ende e hapur. Pas rënies së pistave të disa lojtarëve të rëndësishëm që synon, te Flamurtari nuk ka rënie të tempit.

Klubi po punon për të gjetur lojtarët e duhur dhe në fokus nuk janë vetëm lojtarë vendës, por edhe të huaj. Nuk jepen emra konkretë, por synohet që gjithçka të mbyllet në ditët në vijim.

STAFI – Flamurtari kompleton stafin teknik. Administratori Sinan Idrizi i plotëson kërkesën Dritan Resulit. Renaldo Muka do të vijojë të jetë zv.trajner. Ishte vetë trajneri që këmbënguli për ta pasur sërish bashkëpunëtor.

Edhe për sezonin e ri, përgatitës i portierëve te Flamurtari do të jetë Erion Dine. Ai ka nisur punën qysh ditën e parë që skuadra filloi fazën përgatitore.

– Arena e Lajmit


Gati akordi me Flamurtarin, Franc Veliu konfirmon bisedimet: Pse të mos kthehem në Vlorë?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook