“Regjimi parti shtet, i përzier me drogë e krim”/ Berisha thirrje për protesta: Ftoj biznesin e vogël të bashkohet në një lëvizje të fuqishme, të rrëzojmë këtë regjim!

Berisha 2

Kreu i PD Sali Berisha, nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha theksoi se ka dënuar me forcë vendosjen e regjimit parti shtet, që sipas tij është përzier me drogë dhe krim.

“Në doktrinë diktaturat janë narkotike dhe unë kam dënuar ndërhyrjen e saj në sistemet digjitale. Në doktrinë regjimet njëpartiake janë diktatura dhe unë kam dënuar vendosjen e regjimit të parti shtet që është e zier në drogë dhe krim. S’mund të harxhoj kohë me dokrrat që shtrove këtu. Por nuk janë vetëm universitetet ato që po përjetojnë agoni, biznesi i vogël është në agoni është në arrati. Taksa që ju keni vendosur, taksa e re që keni parashikuar e patolerueshme.

E ftoj biznesin në një lëvizje të fuqishme kundër këtij regjimi dhe për përmbysjen e tij. Njeriu që firmosen fap fap fap kërkon ti largojë. të bashkohemi me protestën e fuqishme që do ta bëjë të harrojë ato që ka thënë. Provoje po deshe Vettingun, të sfidojnë ata të sfidojmë edhe ne”, tha Berisha.

“Regjimi parti shtet, i përzier me drogë e krim”/ Berisha thirrje për protesta: Ftoj biznesin e vogël të bashkohet në një lëvizje të fuqishme, të rrëzojmë këtë regjim!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook