Blerja e madhe e mbrojtjes së Juventusit, Bremer: Jemi gati për sfidën me Realin e Madridit

Gleison Bremer po vazhdon së bashku me pjesën tjetër të skuadrës bardhezi që të stërvitet në Amerikë, por ndërkohë blerja e madhe e mbrojtjes juventine tregon edhe ndjesitë e para të këtij turneu veror.

BREMER

Gleison, si jeni?

Mirë, shumë mirë.

Kishit qenë edhe më parë në Amerikë?

Nuk është hera e parë.

Si ju duk pritja, atmosfera në stadiumet amerikane?

Bukur dhe realisht gjithmonë kam menduar që ta vizitoj shpesh. Është një vend shumë i bukur.

Veshët për herë të parë bluzën e Juves. Cilat ishin ndjesitë?

Ishin dy miqësore shumë të bukura. Juventusi është një skuadër e madhe dhe ai kundër Barcelonës ishte një takim spektakolar. Nuk kisha luajtur kurrë ndeshje si këto, por edhe pse ishte vetëm një miqësore, askush nga ne nuk e mendoi si të tillë. Te Juventusi vihet për të fituar dhe kjo e bën më të bukur këtë klub.

Ndeshje e bukur me Barçën, por a jeni gati për Realin e Madridit?

Pa dyshim që po edhe unë jam dhe duhet të jem më gati se kushdo tjetër. Jam i ardhuri i fundit në skuadër dhe ai që kam bërë më pak stërvitje se kushdo tjetër me këtë grup. Por mendoj se në të tilla sfida, stimujt që të vijnë natyrshëm janë më të rëndësishëm sesa një seancë stërvitore ndaj unë dua që ta shijoj në maksimum këtë ndeshje, së bashku me shokët e mi. Do të jetë një përballje e rëndësishme, pasi duam të shohim nëse kemi bërë përparime kundrejt duelit të bukur me Barcelonën.

Cila është gjëja e parë që ju goditi, pasi erdhët te Juventusi?

Nuk ishte një, por shumë të tilla. Në klub punojnë shumë njerëz dhe shpeshherë të përshëndet dikush që ti nuk e njeh. Shkurt, te Juventusi nuk të lënë asgjë mangët, por mjafton të kërkosh dhe e gjen. Mendoj se kjo do të thotë të jesh një klub i madh.

Si ndiheni pas këtyre stërvitjeve të para?

Unë jam mirë, e ndiej se po përmirësohem dhe të kuptoj lëvizjet që kërkon trajneri Alegri.

Cila është përqindja juaj fizike aktualisht?

Mendoj se jam në 60-70 për qind, por duhet të shpejtoj gjërat, pasi një mbrojtës duhet të jetë gjithmonë në 100 për qind, përpara se të nisë sezoni.

Arena e Lajmit


Blerja e madhe e mbrojtjes së Juventusit, Bremer: Jemi gati për sfidën me Realin e Madridit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook