Rikthimi i Ramës në Kuvend në mesnatë për ligjin e dosjeve, Alibeaj: Çfarë sëkëlldie pate tani, sprova jote është…

Alibeaj3

Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se sprova për të do të jetë votimi për ligjin për lustracionin.

Alibeaj shtroi pyetjen nëse ligjin për hapjen e dosjeve e ka bërë për inat të dikujt, apo për interesin publik.

Alibeaj: U bë vonë dhe kemi gjithë kohës që diskutojmë për një gjë që kemi rënë dakord. Çfarë sëkëlldie pate tani. Mirë e bukur diskutuam dhe krijuam një klimë siç i ka hije. Nuk të thashë që je në test apo jo. E di që testet nuk i kalon. Tregove arsyen reale pse po voton. Në fund të fundit ishte një sprovë e vogël për të treguar një moment një shërbim ndaj shqiptarëve. E ke bërë për inatin ndaj dikujt? Do e votosh personalisht këtë gjë?

Nuk e the gjënë. Sprovë ke lustracionin ti. Sepse ndihesh i sfiduar. Sepse ke menduar sepse me komplekset që ke, do na kishte kapluar nga ne. Për lustracionin që është sjellë nga ne, është thënë dhe ti. Hajde ta votojmë më mirë i harrojmë këto gjëra.

Rikthimi i Ramës në Kuvend në mesnatë për ligjin e dosjeve, Alibeaj: Çfarë sëkëlldie pate tani, sprova jote është…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook