Albertini analizon objektivin e merkatos së Milanit: Mund të vlejë titullin, De Ketelere mes Bobanit dhe Kakasë

Demetrio Albertini predikon qetësi për merkaton e Milanit. Ish-mesfushori që shkroi historinë si kuqezi me ekipet e Sakit e Kapelos, ka marrë përsipër të analizojë kampionët e Italisë.

DE KETELERE

Sa i nevojitet Sharl de Ketelere Milanit?

Duket se djaloshi respekton kriteret që e bënë Milanin kampion Italie. Filozofia e klubit ka rezultuar fituese dhe meriton respekt. Vërtet 35 milionë euro nuk janë pak, por me sa duket, e kanë vlerësuar me vëmendje lojtarin.

Në çfarë pozicionesh mund të luajë belgu?

Thonë se mund të mbulojë disa, por mua më duket fantazist. Është një lojtar me stof kampioni. Luan një futboll modern dhe ka përvojë ndërkombëtare pavarësisht se është vetëm 21 vjeç.

Sa do të ndikojë Pioli në rritjen e tij?

Për të kuptuar se çfarë mund të bëjë ai trajner, mjafton të shohim rritjen e Tonalit, Leaos, Teos apo edhe Kesit. E sa e sa të tjerë ka përmirësuar, pa harruar se me idetë e tij e shpalli ekipin kampion.

Çfarë ju pëlqen më së shumti te De Ketelere?

Nuk është vetëm i talentuar, por di si të vihet në dispozicion të nevojave të ekipit dhe të luajë në shumë zona të fushës. Mendoj se ka potencialin për t’u bashkuar me radhët e atyre të mëdhenjve si Kevin de Bryjne apo Toni Kros: të ndryshëm nga njëritjetri në karakteristika, por të gjithë të aftë për të dhënë më të mirën e tyre në një lojë shkëmbimesh pozicionesh.

Kë ju kujton?

Në kohën time Zvonimir Boban ishte një nga të paktët që e interpretoi në këtë mënyrë: ai ishte tepër modern dhe kishte cilësi të jashtëzakonshme, kjo e bëri atë të luante si mesfushor, si anësor, si fantazist, pa deficite cilësore apo sasiore. Personalisht më kujton edhe pak Kakanë, por më tepër nga fiziku dhe mënyra se si prezantohet.

Kush tjetër u nevojitet kuqezinjve?

Milani e ka kuptuar se çfarë duhet. Nevojitet përvojë dhe Zieh, për shembull, e ka. Më pëlqen edhe Renato Sançes, por nëse Maldini është fiksuar pas Çukvuemekas, atëherë unë duhet të kem besim.

Arena e Lajmit


Albertini analizon objektivin e merkatos së Milanit: Mund të vlejë titullin, De Ketelere mes Bobanit dhe Kakasë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook