“Nuk kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve”, Rama: Duan sa më shumë hije të vijnë vërdallë. Hapni dosjet të njohim kush është …

Capture

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar informacionet e publikuara nga Autoriteti i Dosjeve se një politikan i lartë me iniciale I.M. ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

“Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse të mos e hapim. Ndërkohë që ka që në vitin 2015 që pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist të shkojnë të marrin dosjen e tyre. Dhe ata ka edhe një kufizim që hiqet sot, që kanë të bëjnë me deklasifikimin e dokumenteve sekrete”, tha Rama.

Sipas tij “Pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë. Larg qoftë të mësojmë se shtetasin IM e paskemi pasur për 30 vjet. Ministër, kryeministër, president, larg qoftë të jetë ai. Non grata bashke me krahun radikal nuk është këtu në sallë, të gjithë kanë marrë arratinë, sepse sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh marrin arratinë”.

Arena e Lajmit

“Nuk kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve”, Rama: Duan sa më shumë hije të vijnë vërdallë. Hapni dosjet të njohim kush është …

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook