“Prioriteti krimi dhe jo arsimi”, Meta: Popullit i kërkohet të shtrëngojë rripin, “Rilindja” e Ramës shton pagesat për vjedhjen e shekullit

Ilir Meta 3

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se prioritet i rilindjes është krimi dhe jo arsimi.

Meta shkruan se ndërsa popullit i kërkohet të shtrëngojë rripin, “Rilindja” e Edvin Ramës vazhdon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve.

“Ndërsa popullit i kërkohet të kursejë dhe shtrëngojë rripin, “Rilindja” e Edvin Ramës vazhdon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, por edhe koncesionet e tjera korruptive.
Për të plotësuar kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve “Rilindja” e ka të pamundur sepse prioriteti i saj është krimi dhe jo arsimi.
Partia e Lirisë përkrah kërkesat e ligjshme të pedagogëve e studentëve dhe shpreh bindjen në triumfin e kauzës të tyre për një arsim cilësor, që i jep fund largimit të pedagogëve dhe studentëve nga vendi”, shkruan Meta.

“Prioriteti krimi dhe jo arsimi”, Meta: Popullit i kërkohet të shtrëngojë rripin, “Rilindja” e Ramës shton pagesat për vjedhjen e shekullit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook