Barcelonës nuk i shkojnë planet siç duhet, ylli i mesfushës refuzon uljen e rrogës

Ajo mes Frenki de Jongut dhe Barcelonës është kthyer në një betejë. Holandezi nuk dëshiron të largohet nga katalanasit, ndërsa Barcelona i ka vënë kushte për të qëndruar në “Camp Nou”.

de jong

Barça ia ka bërë të qartë mesfushorit se nëse dëshiron të vijojë bashkëpunimin me klubin duhet të pranojë një ulje të pagës me 40%. Në të kundërt do të përpiqet ta shesë te Junajtid.

Por ky qëndrim radikal i katalanasve ka ndeshur në rezistencën e mesfushorit. De Jong ka refuzuar transferimin në Mançester dhe këtë gjë ua ka shprehur edhe shokëve të ekipit. Lëvizja e radhës e tij ka qenë refuzimi për të ulur dhe pagën.

Agjenti i tij Ali Dursun ka deklaruar qartë: “Nuk do të pranojmë asnjë ulje”.

Arena e Lajmit


Barcelonës nuk i shkojnë planet siç duhet, ylli i mesfushës refuzon uljen e rrogës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook