Negociatat për bashkimin e PD/ “Bardhi ka kërkuar pazare në takimet me Palokën?”, përgjigjet Berisha: Janë takuar dje, por..

Sali Berisa 3

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, u pyet nëse Gazmend Bardhi ka kërkuar pazari në takimet e zhvilluara së fundmi me Edi Palokën, me qëllim dakordësimin e një marrëveshjeje për bashkimin dhe daljen bashkë në zgjedhjet vendore.

Berisha tha se nuk ka dijeni për një fakt të tillë, ndërsa shtoi se PD “ka statutin e vet dhe jashtë statutit nuk mund të dalë”, ndërsa shtoi se “bisedimet janë absolutisht të sinqerta’ mes palëve.

Nuk kam dijeni, janë takuar dje, do takohen, të dy kanë bërë deklarata se po shkohet drejt një pozitiviteti. PD ka statutin e vet dhe jashtë statutit nuk mund të dalë dhe bisedimet janë absolutisht të sinqerta. Nuk bëjmë bisedime me prapamendime”, tha Berisha.

I pyetur nëse ai dëshiron një bashkim total të PD, apo vetëm për të dalë bashkë në zgjedhje, Berisha tha: Jam për një bashkim të plotë të PD, ky grup ka të hapura si për bashkim të plotë dhe me të gjitha të drejtat që i takojnë, si për fraksion.

Negociatat për bashkimin e PD/ “Bardhi ka kërkuar pazare në takimet me Palokën?”, përgjigjet Berisha: Janë takuar dje, por..

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook