Sonte, Lajpcig-Bajern Mynih/ Superkupa e Gjermanisë, bavarezët kërkojnë të dhjetën

Pushimet kanë mbaruar në Gjermani dhe është koha për të zbritur në fushë. Futbolli në këtë vend do të nisë sonte në mbrëmje me finalen e parë atë të Superkupës ku përballë do të jenë Lajpcigu fitues i Kupës së Gjermanisë dhe dhjetë herë kampionët radhazi, Bajerni i Mynihut.

BAJERN

Finalja do të luhet në shtëpinë e “Demave” në Lajpcig dhe pritet me shumë interes, veçanërisht pas fërkimeve më të fundit mes dy klubeve për shkak të merkatos dhe këmbënguljes së Bajernit për t’i rrëmbyer Lajpcigut mesfushorin Lajmer.

REZULTATET E FUNDIT – Finalja e Superkupës, sonte në mbrëmje (20:30) është vetëm antipasta e sezonit të ri në Bundesligë, që do të startojë fundjavën e ardhshme. Bajerni i Munihut do ta nisë mbrojtjen e titullit të premten e 5 gushtit që nga Frankfurti, ndërkohë që Lajpcigu do të luajë dy ditë më vonë kundër Shtutgartit.

Skuadra e drejtuar nga Domeniko Tedesko ka mundur Sauthemptonin dhe është mposhtur nga Liverpuli gjatë miqësoreve verore, ndërkohë që edhe Bajerni nga ana e tij numëron një fitore dhe një humbje në turneun amerikan.

Bavarezët kanë mundur DC Junajtid 6-2 përpara se të mundeshin 0-1 nga Mançester Siti. Bajerni i Mynihut vjen në këtë finale me objektivin për të fituar për të dhjetën herë Superkupën e Gjermanisë. Kujtojmë se për bavarezët kjo ishte finalja e 11-të radhazi, teksa ata kanë fituar dy finalet e fundit në vitin 2020 dhe 2021. Për Lajpcigun kjo do të jetë hera e parë që luan në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

BAY

PRECEDENTËT – Finalja e vitit 2022 do të jetë e veçantë edhe për një arsye tjetër. Pas tri sezonesh, Dortmundi nuk do të jetë më në garë për Superkupën kundër Bajernit. Bavarezët humbën finalen e fundit ndaj verdhezinjve në vitin 2019.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare e skuadrës së Nagelsmanit pa Levandovskin në fushë, me polakun që u largua për t’iu bashkuar Barcelonës.

Bajerni dhe Lajpcigu janë përballur 14 herë mes tyre me bavarezët që kanë fituar 9 takime, 4 ndeshje të tjera kanë mbyllur në barazim, ndërsa Lajpcigu numëron vetëm një fitore në vitin 2018.

Në tri përballjet e fundit Myler me shokë kanë fituar gjithmonë ndaj kundërshtarëve. Është një fakt për t’u mbajtur në mendje: Bajern-Lajpcig është një sfidë që prodhon gola e nuk ka më mirë se sezoni i ri në Gjermani të nisë me spektakël.

Arena e Lajmit


Sonte, Lajpcig-Bajern Mynih/ Superkupa e Gjermanisë, bavarezët kërkojnë të dhjetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook